Një shqiptar në La Liga, Granada blen mesfushorin te Lugano

schedule12:36 - 3 Tetor, 2020

schedule 12:36 - 3 Tetor, 2020

Eris Abedini është zyrtarisht pjesë e Granada në La Liga. Mesfushori i Kosovës U21 ka nënshkruar një kontratë “1+2” dhe do tentojë të tregojë vlerat e tij në elitën e futbollit spanjoll. Lugano, që zotëronte kartonin e tij, nuk dihet sa ka përfituar nga transferimi i Abedinit.

“Granada ka arritur marrëveshjen me Luganon për transferimin e lojtarit Eris Abedini, i cili bashkohet me ekipin tonë deri në qershor të vitit 2021, me opsion zgjatjen e marrëveshjes edhe për dy sezone. Mesfushori vjen nga Lugano, edhe pse sezonin e shkuar luajti në huazim me FC Wil në divizionin e dytë të Zvicrës.

Lojtari luajti 35 ndeshje, duke shënuar një gol dhe duke dhënë një asist. Erisi ka qenë pjesë e Zvicrës U20 deri në vitin 2018. Në vitin 2019 ai zgjodhi Kosovën, me të cilën numëron 6 ndeshje me ekipin e 21-vjeçarëve. Mesfushori numëron 96 ndeshje në Challenge League dhe 9 në Super League”, shkruhet në njoftimin e klubi spanjoll. /abcnews.al