U shtrua në spital, zbardhet kura e parë që po merr Donald Trump

schedule10:47 - 3 Tetor, 2020

schedule 10:47 - 3 Tetor, 2020

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump është infektuar me koronavirus, ndërsa u transportua me helikopter në spitalin ushtarak Walter Reed, në mënyrë që të merrte kujdesin më të mirë të mundshëm dhe gjendja e tij të jetë nën monitorim.

Ndërkaq, mjeku i Trump konfirmoi se Presidenti ka marrë Remdesivir. Më herët të premten, mjeku tha se Trump po merrte gjithashtu koktejin eksperimental të antitrupave Regeneron.

LEXO EDHE: Testohej çdo ditë, pse Shtëpia e Bardhë nuk e kuptoi më shpejt që Trump ishte infektuar?

“Këtë pasdite, në konsultim me specialistë nga Walter Reed dhe Universiteti Johns Hopkins, unë rekomandova lëvizjen e Presidentit deri në Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake Ëalter Reed për monitorim të mëtejshëm. Këtë mbrëmje jam i lumtur të raportoj se Presidenti po bëhet shumë mirë. Ai nuk po kërkon oksigjen shtesë, por në konsultim me specialistët ne kemi zgjedhur të fillojmë terapinë Remdesivir”, është shprehur mjeku Sean Conley, në një deklaratë për mediat.

Rremedisivir, është një ilaç antiviral, i cili përdoret gjithashtu eksperimentalisht për pacientët me Ebola, ka potencialin të zvogëlojë kohën e shërimit të pacientit në 11 ditë, katër më pak, domethënë, krahasuar me kohën e shërimit të atyre që nuk e marrin këtë trajtim. g.v/abcnews.al