Antonio Rudiger dhe Chelsea mund të ndajnë rrugët, ndoshta që sot. Mbrojtësi gjerman, i blerë te Roma nga londinezët nuk do të jetë i grumbulluar nga trajneri Frank Lampard për sfidën e sotme kundër Crystal Palace.
Futbollisti 27-vjeçar nuk kishte një rendiment të mirë sezonin e shkuar dhe diçka të tillë ai e ka pranuar vetë. Chelsea kështu nuk e ka në planë dhe një klub tjetër londinez i është vënë prapa dhe po tenton ta transferojë.
Bëhet fjalë për Tottenham, që tentoi fillimisht Milan Skriniar të Interit. Sllovaku kushton shumë dhe “Spurs”-at kthyen kokën nga Rudiger, i cili mund të vihet nën urdhrat e trajneri Jose Mourinho. Ky operacion mund të mbyllet përmes huazimit. /abcnews.al