Leonora Jakupi është një ndër personazhet publik më të dashur për publikun shqiptar. Prej disa kohësh, këngëtarja është distancuar nga muzika, duke mos sjellë asnjë projekt të ri muzikor. Mirëpo, pritjes së fansave tashmë po i vjen fundi, pasi këngëtarja ka njoftuar rikthimin.
Të paktën këtë ka lënë të kuptohet nga postimi i fundit që ka bërë në Instastory, ku shihet në një studio muzikore. Mbetet për t’u parë se çfarë ka përgatitur këtë herë këngëtarja, dhe nëse bëhet fjalë për ndonjë bashkëpunim.
Ndërkohë, kujtojmë që projekti më i fundit i këngëtares së hitit “S’e ndaloj” mban titullin “A m’ke harru” që u publikua vitin e kaluar. xh.d/abcnews.al