Stefano Pioli priste një mbrojtës të djathtë dhe dysha Maldini-Massara e kanë gjetur në Premier League. Milani ia ka dalë të gjejë akordin me Manchester United për shërbimet e Diogo Dalot.
21-vjeçari portugez (6 ndeshje me përfaqësuese U21 luzitane) u ble për 22 milion euro nga Porto korrikun e vitit 2018, por nuk ia ka dalë të lërë gjurmën e tij në “Old Trafford”.
Sky Sport dhe Calciomercato raportojnë se marrëveshja mes dy klubeve të famshme është arritur për një huazim të pastër për sezonin e ri.
Dalot është një anësor modern që mund të luajë në gjithë korsinë e djathtë, teksa mund të aktivizohet edhe si mbrojtës i majtë kur të jetë e nevojshme.
Lojtari do të udhëtojë nesër drejt Milanos për të kryer vizitat mjekësore dhe për t’u prezantuar si lojtari më i ri i Milanit. /abcnews.al