Daniele Rugani i ka dhënë fund aventurës 5-vjeçare me Juventusin. Mbrojtësi 26-vjeçar, i cili ka mbajtur veshur në shtatë raste fanellën e kombëtares së kaltër, do të transferohet në Ligue 1.
Rennes është destinacioni i lojtarit italian, grup që do të luajë në grupet e Champions League këtë sezon, aty ku goglat e vendosën në grupin grupi E me Sevilla, Chelsea dhe Krasnodar.
Rugani do të huazohet tek ekipi francez, që do të paguajë 1.5 milion euro dhe rrogën e lojtarit. Rennes fitoi konkurrencën me Valencian, West Ham dhe Newcastle.
Qendërmbrojtësi do të fluturojë sonte drejt Francës, teksa nesër do të kryejë kontrollet mjekësore, do të firmosë kontratën dhe do të prezantohet përpara tifozëve të rinj. /abcnews.al