Testet e datës 24 shkurt rezultuan pozitiv për Zlatan Ibrahimovic. Bomberi dhe lideri i Milanit është prekur nga koronavirusi dhe ka qenë mungesa e madhe e kuqezinjve të Stefano Piolit këto ditë.
Gjithsesi, asgjë nuk e ndalon 39-vjeçarin (i mbush ditën e nesërme) të stërvitet dhe përgatitet për rikthimin në fushë. Edhe pse i izoluar, Ibra vazhdon të punojë fort për të mbajtur fizikun e tij në formë.
https://www.instagram.com/p/CF2EStAHdo5/?utm_source=ig_web_copy_link
Së fundi ka postuar një video ku shfaqet duke vrapuar, ndërsa postimi i tij mbetet unik si gjithmonë. “Kjo kafshë nuk mund të zbutet“, shkruan kampioni viking në faqen e tij zyrtare, teksa populli milanist mezi po pret rikthimin e tij në fushë. /abcnews.al