Gazetari Edi Oga ka ngritur një shqetësim aktual të të gjithë prindërve në Shqipëri.
Drejtuar nga pozita e një babai, përmes një postimi në “Facebook”, ai shprehet se çanta e një fëmije peshon me shumë se 5 kg.
Sakaq, Oga propozon edhe një zgjidhje për të gjithë nxënësit e prindërit e tyre. Sipas së cilit, librat duhet të ndahen në dy volume.
Postimi i plotë:
Çanta me libra e vajzës sot, 5.6kg!
Ministri e dashur!
Jua jap unë zgjidhjen!
Shtypni çdo tekst në dy volume, ndajeni më dysh, për shembull:
Gjuha Shqipe 5 vol.1
Gjuha shqipe 5 vol. 2.
Do harxhoni dy kopertina më tepër, por do të na e përgjysmoni peshën e çantave të fëmijëve dhe do të parandaloni skoliozën tek ata dhe hernien diskale tek ne prindërit!
l.k/abcnews.al