Roma ende nuk e ka mbyllur marrëveshjen me Manchester United për mbrojtësin Chris Smalling. Anglezi, i cili u huazua në kryeqytetin e Italisë vjet, bëri paraqitje të mira dhe tani po tentohet transferimi përfundimtar.
Gazetari Fabrizio Romano raporton se palët janë në takim tani dhe po bisedojnë për të mbyllur këtë operacion merkatoje. Së fundmi thuhet se Roma duhet të paguajë për kartonin e mbrojtësit 16 milion euro.
Meeting right now between Roma and #MUFC [by intermediaries] for Chris Smalling. The agreement is really close to be completed [new bid around €16m].
Roma are also asking again for Diogo Dalot on loan, Man United want to sell him on a permanent deal. ? #transfers— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) October 2, 2020
Roma ndërkohë nuk kërkon vetëm Smalling për prapavijën, ata i kanë kërkuar “Djajve të kuq” edhe mbrojëstin Diogo Dalot. Portugezi luan në linjën e djathtë dhe United është gati ta shesë, por jo ta huazojë. Italianët interesohen për opsionin dytë. /abcnews.al