Në shekullin e 14-të, Murtaja në Europë vrau 5 persona në dhjetë. Një shekull më parë, grip spanjoll shkaktoi më shumë se 50 milion viktima. Në vitin 2020, pothuajse tetë muaj pas shpërthimit të pandemisë Covid-19, janë raportuar mbi 1 milion viktima, raporton euronews
Në Spanjë, vendi me më shumë të infektuar në Europë, për herë të parë në 35 vite jetëgjatësia ka rënë. Për të qenë të saktë, sipas parashikimeve të Institutit Kombëtar të Statistikave (INE), ra me gati një vit: 10 muaj tek gratë (85,44) dhe 11 muaj tek burrat (80,01). Sipas Albert Esteve, drejtori i Qendrës për Studime Demografike, në disa rajone spanjolle vdekshmëria ka arritur 40%.
Sipas të dhënave nga Istat në qershor, në provincat më të prekura nga Covid-19 në Itali, jetëgjatësia prej gati 84 vitesh u ul me dy vite. Dy provincat kryesore (Bergamo dhe Kremona) kanë treguar një ulje të jetëgjatësisë e cila ra më shumë se 5 vite, raporton abcnews.al
Krahasimi me pandemitë e tjera
Gripi “spanjoll” i vitit 1918 preku më tepër të rinjtë dhe kjo çoi në një ulje të jetëgjatësisë për shumë vite, theksoi Esteve. Vetëm në Spanjë vdiqën rreth 200 mijë njerëz, ose 1% e popullsisë, sipas të dhënave zyrtare të asaj kohe.
Simptomat ishin të ngjashme me ato të Covid-19: kollë, temperaturë e lartë dhe vështirësi në frymëmarrje. Dallimi më i madh është se “gripi spanjoll” preku grupmoshat midis 25 dhe 34 vjeç. “Covid-19, nga ana tjetër, ka prekur moshat më të vjetra, dhe për këtë arsye ndikimi në jetëgjatësinë do të jetë më i ulët”, tha Esteve, transmeton abcnews.al
Sociologia María Sánchez-Domínguez tha: “Vdekshmëria si nga gripi spanjoll ashtu edhe nga murtaja e zezë ishin më të larta. Nëse shikojmë evolucionin e kësaj të fundit, vetëm në Europë ka shkaktuar viktima në një të tretën e popullsisë. Në një periudhë pesë-vjeçare, 25 milion njerëz kanë vdekur. Jetëgjatësia – e cila tashmë ishte shumë e ulët – ka rënë në mënyrë drastike “.
“Parashikimi i vdekjeve”
Sipas Esteve, koronavirusi krijoi mundësinë që të parashikohej numri i viktimave, domethënë i grupeve më të rrezikuara.
“Logjikisht, duke lidhur situatën më jetëgjatësinë, nuk është e njëjta situatë kur vdesin të rinjtë krahasuar me të moshuarit,” sipas drejtorit të Qendrës për Studime Demografike.
Kjo është një nga arsyet pse indeksi mund të kthehet në nivelet e tij normale më shpejt se herët e tjera. “Nëse shkencëtarët zhvillojnë vaksinën Covid-19, vdekshmëria në dy vitet e ardhshme do të jetë në nivelet e saj më të ulëta edhe kur virusi të jetë zhdukur”, transmeton abcnews.al
Kini kujdes nga efektet anësore afatgjata
Megjithatë, nuk është ende e qartë “cilat do të jenë efektet anësore afatgjata të virusit”, tha Sánchez-Domínguez. Pasojat e zgjatura ose kronike mund të jenë afatgjata.
Pastaj ekziston një faktor tjetër që ka një rol të rëndësishëm në matjen e jetëgjatësisë, që është numri i lindjeve. Spanja ka një normë të ulët lindjesh prej vitesh, gjë që e ka bërë atë një nga vendet europiane ku lindin më pak fëmijë së bashku me Italinë, transmeton abcnews.al
Në fakt koronavirusi ka theksuar një trend të njohur. Papunësia e të rinjve tani është rritur dhe familjet që po planifikonin të kishin fëmijë nuk po e mendojnë më. Duke pasur parasysh situatën në vend, është e pamundur”, përfundoi Sánchez- Domínguez.
Për Esteve, situata ekonomike dhe sociale luan një rol shumë të rëndësishëm dhe sigurisht nuk të inkurajon të kesh fëmijë. “Borxhi do të jetë një barrë për rritjen ekonomike të vendit.”
“Për disa vite, ne do të zbulojmë se ndikimi i koronavirusit ka qenë më pak i fortë për sa i përket vdekshmërisë, por shumë më i theksuar nëse marrim parasysh nivelet e lindjeve ose migrimit në vend të tyre.”/abcnews.al