Mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës do të zhvillohet mesditën e kësaj të premtjeje në Tiranë.
Takimi mes përfaqësuesve të dy qeverive pritet të nisë në 11:30, ndërsa në orën 12:45 pritet të mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Ndërkaq pas nënshkrimit të marrëveshjeve dy kryeministrat Edi Rama dhe Hoti do të kenë një konferencë për shtyp të përbashkët.
Axhenda e mbledhjes së dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës:
Tiranë, 2 tetor 2020
11.00– Mbërritja e delegacionit të Republikës së Kosovës përpara Pallatit të Kongreseve
11.15 – Mbërritja e Avdullah Hotit
11.30– Çelja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë
Fjalë e Edi Ramës, Kryeministër i Shqipërisë
Fjalë e Avdullah Hotit, Kryeministër i Republikës së Kosovës
Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim
Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë përmbyll sesionin plenar
12.45 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare
13.00– Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave
13.30 – Foto e përbashkët.e.su./abcnews.al