Largimi i Arbi Laçit nga Tirana, Tahiri dhe Starova flasin në Pressing

schedule23:52 - 1 Tetor, 2020

schedule 23:52 - 1 Tetor, 2020

Largimi i Arbi Laçit, ish-drejtorit të përgjithshëm te Tirana, është komentuar shkurtimisht në Pressing, nga Ermal Tahiri, dhe Sulejman Starova. I pari që foli, ishte Ermal Tahiri, i cili u shpreh:

“Muçi, Çelhaka dhe Ismajlgeci kanë dalë nga ai drejtor, Arbi Laçi. Normale që është meritë edhe e tij që Tirana ka dalë kampion”, tha Tahiri.

Ndërsa Starova, u shpreh: “Unë i kam bërë vetë të gjitha rolet. Kur je drejtues, ke përgjegjësi direkte te skuadra. Nuk ka drejtor të përgjithshëm që merret me elektrikun dhe me terrenen sportive. Drejtori i Tiranës ka meritë që doli kampion”./abcnews.al