Gjermania: Po punojmë për liberalizimin e vizave për Kosovën, por disa vende kanë dyshime

schedule21:46 - 1 Tetor, 2020

schedule 21:46 - 1 Tetor, 2020

Gjermania deklaron se po punon intensivisht si për zhvillimin e konferencave ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë ashtu edhe për liberalizimin e vizave me Kosovën, por deri tani nuk dihet ende nëse këto do të realizohen brenda këtij viti.

Ka akoma disa vende që kanë dyshime. Nuk mund të jap parashikime, se kur do të realizohet liberalizimi i vizave për Kosovën, por mund të them se është një temë me të cilën ne po merremi intensivisht” tha për DW ministri i jashtëm gjerman, Heiko Maas.

Besimplotë u shpreh edhe ministri i jashtëm shqiptar. “Presidenca Gjermane e Këshillit duhet t’i japë shtysë të fortë procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën dhe se dialogu mes Kosovës e Serbisë nuk duhet të përfundojë me asgjë më pak se njohja e ndërsjellë” tha Cakaj. /db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!