Kandidatë për t’u shpallur trajneri më i mirë i vitit në UEFA Champions League për sezonin 2019/20, ishin tre gjermanë: Hansi Flick, Julian Nagelsmann dhe Jurgen Klopp.
Të tre trajnerët, kishin bërë sezone të mira me skuadrat e tyre respektive, por ishte pikërisht fituesi i Champions League, Flick i cili u shpall trajneri më i mirë nga UEFA.
476 pikë grumbulloi trajneri i Bayern Munchen, ndërsa Klopp i dyti, grumbulloi 212. Vetëm 76 pikë për Julian Nagelsmann, po aq sa trajneri finalist i Champions League, Thomas Tuchel i PSG-së./abcnews.al
Bester Trainer: Hansi #Flick! ? pic.twitter.com/hlBlsEoAOL
— FC Bayern München (@FCBayern) October 1, 2020