Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Priten arrestime të tjera nga Haga”! Gazetarja e ABC News: Në Shqipëri janë 20 ish-luftëtarë të UÇK-së

schedule20:30 - 1 Tetor, 2020

schedule 20:30 - 1 Tetor, 2020

Arrestimet e figurave të rëndësishme të veteranëve të UÇK që kanë ndodhur në Kosovë, gjatë ditëve të fundit, pritet të kenë pasoja edhe në Shqipëri.

Për të folur më shumë në lidhje me këtë ngjarje, me rëndësi për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, ishte e ftuar në studion e ABC News, me gazetarin Endri Xhafo, gazetarja Linda Karadaku.

Lidhur me arrestimet e Hagës, që pritet të vijojnë edhe në Shqipëri, Karadaku sqaroi se përse një çështje e tillë, do të prekë edhe vendin tonë.

A ka Shqipëria një kuadër ligjor që kjo gjykatë, e cila ka juridiksion për Kosovën, të mund të veprojë dhe arrestojë edhe në Shqipëri?

“Po ka, ajo që dimë deri tani është se në vitin 2012, ka patur një takim mes kryeministrit të asaj kohe Sali Berisha dhe kryeprokurorit të Task-forcës speciale të BE, Klint Williamson, ish-kryeprokuror amerikan.

Në këtë takim është rënë dakord që Shqipëria dhe kjo Task-forcë të bashkëpunonte, por Berisha atë kohë, kërkoi që ky bashkëpunim të jetë mbi një bazë të qartë ligjore, e cila do të duhej të miratohej në parlament, dhe kështu ka ndodhur. Është përgatitur baza ligjore, dhe në maj të 2012 është miratuar në parlamentin shqiptar.

Është me rëndësi të theksohet se miratimi është bërë me votat e të dyja palëve në atë kohë, edhe të demokratëve në pushtet, edhe të socialistëve në opozitë, dhe është përshëndetur menjëherë nga ambasada amerikane.

Pra Task-forca e Williamsonit ka bërë hetime edhe në Shqipëri, dhe ka patur juridiksion për ta bërë këtë. Të pranishëm në këtë hetim kanë qenë prokurorë shqiptarë”.

Në fakt e gjithë historia e hetimeve në Shqipëri dhe Kosovë nisën nga një raport i një komisioneri të asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës, senatori Dick Marty i cili asokohe thoshte që në Shqipëri, në një qoshe të humbur bëheshin trafik organesh.

Por Shqipëria e ka mohuar me forcë këtë raport, ndërsa raporte të tjera, tepër serioze, kanë thënë se Shqipëria nuk i ka patur mundësitë mjekësore, teknike e teknologjike, që të kryente operacione të tilla.

Gazetarja Karadaku sqaroi se raporti i Williamsonit thotë se nuk ka dëshmi të qarta, të plota, dhe të besueshme se është realizuar trafik organesh. Ky raport nuk provoi asnjëherë se ishte kryer trafik organesh.

Problemi që është ngritur janë krimet e supozuara, të cilat nuk sipas thashethemeve nuk bëhet fjalë vetëm për një zonë në veri të Shqipërisë, por dyshohet se ato arrijnë deri në Durrës.

Gjykata Speciale për të gjykuar të akuzuarit në Kosovë, u ngrit pikërisht nga raportet e Williamsonit.

Pyetjes së gazetarit Endri Xhafo se nëse ka veteranë të luftës së Kosovës në Shqipëri, Karadaku u përgjigj:

“Po, ka deri në 20 persona të cilët janë me statusin e veteranit madje dhe janë të paguar për këtë. Ata mund të ndihen të rrezikuar nga ky hetim, sepse Gjykata Speciale po targeton UÇK si e tillë.

Sot ka pasur komente të tjera në fakt nga mediat serbe, në të cilat thuhet se ka qenë Serbia ajo, që paska vërtetuar me dokumenta nga serbët dhe që i janë dërguar gjykatës, që provojnë se UÇK ka patur një strukturë të qartë komanduese, një zinxhir komandues.

Ndërkohë kemi këtë situatë që njerëzit po arrestohen, dhe po çohen në Hagë. UÇK po trajtohet si një organizatë kriminale, po thuhet “krime të kryera nga UÇK” dhe përveç kësaj po bëhet spektakël.

Arrestimet sapo kanë filluar, dhe priten të tjera zhvillime në vijim”.

N.D./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!