Otto John është një gjahtar goli, të paktën në Kosovë. Sulmuesi, i cili ka provuar edhe një eksperiencë në Superiore me Skënderbeun, tani luan sërish në Ipko Superliga e Kosovës me Prishtinën.
Zakonisht sulmuesit e tërheqin vëmendjen me golat e shënuar, sikurse nigeriani ka bërë më parë me Trepça ’89 vite më parë. Këtë herë ai luajti kundër ish-ekipit të tij dhe në Prishtinë nuk u besojnë syve çfarë rasti shënimi ka humbur.
John, edhe pse me portën e boshatisur, ka gosditur jashtë kuadratit dhe normalisht në mediat dardane është shkruar shumë për atë rast. Sigurisht video nuk ka shpëtuar pa u hedhur në rrjetet sociale, ku komentet kanë qenë nga më të ndryshmet. / abcnews.al