Kompozitori Kledi Bahiti dhe gazetarja sportit në RTSH Pejana Elezi janë bërë prindër për herë të parë.
Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë çifti përmes disa postimeve në rrjetet sociale.
Ka qenë Kledi që ka postuar në Instagram një foto të dorës së vogëlushit, teksa shkruan: “Melodia me e bukur e jetes”.
https://www.instagram.com/p/CFzQDLuJDKx/
Ndërsa Pejana ka zbuluar emrin që ka përzgjedhur, duke e shoqëruar me fjalët: “Gred Bahiti, kuptimi i jetës”.
Kujtojmë që çifti po bëjnë disa vite që janë bashkë, por kanë preferuar ta mbajnë lidhjen e tyre diskrete. l.k/abcnews.al