Shtëpia e Bardhë nuk ka bërë asnjë koment mbi një letër të Presidentit drejtuar një mesueseje në pension, që iu kthye pas Trumpit me të gjitha gabimet të korrigjuara prej saj.
Një mësuese në pension mori një letër nga Donald Trump. Gjeti gabimet drejtshkrimore dhe i korrigjoi para se të kthejë sërish letrën në duart e atij që e dërgoi. Iniciativa është e Ivon Meson, ish-mësuese në Atlanta, e cila është kthyer në një rast mediatik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Meson, e cila jepte mësim deri një vit më parë gjuhën angleze në një shkollë të mesme, i shkruajti Presidentit amerikan për t’i kërkuar që të vizitonte familjen e çdo viktime të masakrës së shkollës së Parkland që ndodhi në muajin Shkurt të këtij viti.
Letra presidenciale, së bashku me korrigjimet e bëra me stilolaps dhe nënvizues, tashmë është publikuar në rrjete sociale, gazeta, por dhe në televizione.
Mësuesja i tërheq vëmendjen presidentit në mënyrë të veçantë pasi përdor shpesh shkronjën e vogël në fjalët që duhet të nisin me shkronjë të madhe. CNN raporton se ka kërkuar më kot koment apo reagim nga Shtëpia e Bardhë, e cila duhet të ketë marrë tashmë letrën e korrigjuar./abcnews.al