Nis konkretizimi i marrëveshjes mes degës së arkeologjisë së Tiranës me atë të Selanikut. Për herë të parë, një student shqiptar është përzgjedhur që të jetë pjesë e ekspeditave kërkimore në Selanik.
Për një javë, studenët e degës së trashëgimisë kulturore të filologjikut kanë zhvilluar takime dhe vizita në sitet e arkeologjike në Selanik.
Eksperiencën e tyre atje e kanë ndarë edhe me ambasadoren greke në Tiranë, Eleni Surani. Kjo e fundit përveç se u shprehu pasionin për arkeologjine e vuri theksin te pasuria e madhe e nëntokës së dy vendeve./abcnews.al