Kryeministri Edi Rama ka ironizuar planin e prezantuar nga kreu i PD, Lulzim Basha.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se plani i Bashës është një tramvaj me shalqi që nuk piqen kurrë.
“Programi i Lulit është një tramvaj me shalqi që nuk piqen kurrë, me Ilirin makinist, Monikën fatorino, Saliun shkarkues gazrash dhe vetë Lulin pasagjer VIP”, shkruan Rama.
Kreu i PD, Lulzim Basha ka prezantuar planin e tij me 5 pika për rimëkëmbjen ekonomike, i vlefshëm për 6 muajt e ardhshëm.
Nga Durresi, ku ishte sot për të zhvilluar takime me biznesin e vogël, Basha i bëri thirrje Ramës që të nisë zbatimin e menjëhershëm të planit të tij, ndërsa ky i fundit u përgjigj me ironi.
g.v/abcnews.al