Basha nga Durrësi: Të zbatohet menjëherë plani me 5 pika

schedule10:58 - 1 Tetor, 2020

schedule 10:58 - 1 Tetor, 2020

Kreu i Partisë Demokartike Lulzim Basha ishte sot në Durrës, ku zhvilloi takime me biznesin e vogël, të cilëve u prezantoi planin e tij me 5 pika për rimëkëmbjen e ekonomisë.

Në një prononcim për mediat, Basha u shpreh se plani i hartuar është shumë i qartë dhe duhet të zbatohet menjëherë.

Sot deri më 25 prill dikush ka përgjegjësinë për t’ju përgjigjur këtyre njerëzve. Ka për të detyrë të tregojë çfarë plani ka. Në të gjitha bizneset që takova më tha në se 2 javori i fundit ka shënuar një rënie më të thellë ekonomike.

Plani me 5 pika është shumë i qatë: të sigurojë mbrojtjen për mjekët dhe infermierët, pagën e premtuar dhe rimbursim për të sëmurët në shtëpi. Paga e premtuar për mjekët dhe infermierët duhet të aplikohet. Hapja e shkollave e ka rritur rrezikun e përhapjen e pandemisë.

Po të shkoni ju siç shkova te të gjithë bizneset ankesa e parë është rënia e konsumit sepse xhepat janë bosh. Të gjithë ata që kanë humbur punë të marrin një pagesë 160 mijë lekë të vjetra. Për ata që do të ripunësohen mbështetja të jetë 200 mijë lekë. Dhe biznesi i vogël të marrë një cek prej 1 mijë euro’, deklaroi Basha.

LEXO EDHE: Basha prezanton planin në një biznes në Durrës: Kemi bërë edhe ne gabimet tona, por mësuam

Po ashtu, kryedemokarti theksoi se me vendim të qeverisë janë hequr 1.8 milion dollarë nga bujqësia dhe kanë shkuar te inceneratorët. Sipas Bashës kjo nuk është bërë nga padija dhe se është kriminale.

“Nuk ka njeri që nuk e kupton, dje janë hequr 1.8 milion dollarë nga bujqësia dhe kanë shkuar te inceneratorët. Këto para nuk duhet të shkojnë në asnjë vend tjetër veçse te të papunët. Në vend që paratë të shkojnë këtu, këto para hiqen nga fermerë dhe i cohe një grushti oligarkësh. Nuk është nga padija, kjo është kriminale dhe hajdutëri. Është një vendim i marrë mbrëmë nga Edi Rama”, u shpreh Basha.  g.v/abcnews.al