Katër persona humbën jetën dhe dhjetë u shtruan në spital ndërsa një seri zjarresh në pyje përfshinë një pjesë të rajonit lindor ukrainas të Luhansk, tha të enjten shërbimi i urgjencës i Ukrainës.
Zjarret kërcënuan 22 vendbanime dhe përfshinë një sipërfaqe prej rreth 18,000 hektarë, tha shërbimi në një deklaratë, duke shtuar se 120 njerëz u evakuuan.
Autoritetet lokale thanë se kishte gjithsej 146 vatra zjarri, 82 prej tyre u shuan, përcjell abcnews.al.
Shumica e zjarreve ndodhen afër zonës së kontrolluar nga separatistët pro-rusë dhe autoritetet lokale të Ukrainës kanë deklaruar se zjarret mund të jenë shkaktuar nga separatistët. g.v/abcnews.al.