Betejë e fortë për Andi Zeqirin, drejtori i Zvicrës bën me dhimbje koke Dardanët

schedule19:29 - 30 Shtator, 2020

schedule 19:29 - 30 Shtator, 2020

Shumë paqartësi ka rreth së ardhmes së Andi Zeqirit. Sulmuesi shqiptar ka gjetur akordin me Brighton dhe do të vazhdojë karrierën në Premier League. 21-vjeçari është pjesë e Zvicrës U21, aty ku ka shënuar 6 gola në 7 takime të luajtura.

Shifra fantastike për sulmuesin e talentuar, teksa akoma nuk dihet cilën përfaqësuese do të zgjedhë: helvetët apo Kosovën, vendin nga vijnë prindërit e tij. Babai i tij u shpreh për Supersport Kosova se Andi do të luajë për “Dardanët”.

Gjithsesi, agjenti i tij publikoi një letër ku lojtari i lindur në Laussane i drejtohej Zvicrës se dëshironte të vazhdonte me ta. Tymnajë e madhe rreth zgjedhjes së Zeqirit, teksa ka folur rreth kësaj çështje edhe Pierluigi Tami, drejtori i ekipeve kombëtare në Zvicër.

Ne jemi në kontakt të rregullt me Zeqirin. Ai na tha ditën e martë se dëshiron të luajë me Zvicrën, diçka që e ka bërë deri tani me gëzim dhe pasion të madh. Ne do e mbështesim ashtu siç kemi bërë deri tani”, deklaron Tami për Blick. /abcnews.al