Marash Kumbulla ka qenë ai që është përfolur më së shumti në merkato nga futbollistët e kombëtares shqiptare. I riu tani është pjesë e Romës, që verën e ardhshme duhet të derdhë në arkata e Hellas Verona plot 30 milion euro.
Një tjetër mbrojtës që ka spikatur në Serie A është Berat Gjimshiti. Titullar i Atalanta, që shkoi deri në çerekfinale të Champions League dhe ishte një makineri golash, po tentohet nga një klub i madh italian, që do me çdo kusht një qendërmbrojtës këtë merkato.
Bëhet fjalë për Milanin dhe Tuttomercatoweb raporton se drejtuesit e kuqezinjve janë interesuar për Gjimshitin, duke pyetur menaxherin. Të njëjtën gjë thuhet se e ka bërë edhe Ajax. Ende nuk flitet për një ofertë konkrete të gjigantit italian apo të holandezëve, por nëse ndodh atëherë do të jetë Atalanta klubi që do të vendosë. /abcnews.al