Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Policia shpërbën kampin e improvizuar të emigrantëve në Francë

schedule09:01 - 30 Shtator, 2020

schedule 09:01 - 30 Shtator, 2020

Policia franceze ka shpërbërë një kamp emigrantësh në portin verior të Calais, nga ku mijëra njerëz kanë provuar të kalojnë Kanalin për të arritur brigjet britanike. Operacioni për pastrimin e kampit të improvizuar, ku strehoheshin rreth 700 emigrante është më i madhi që kur u shkatërrua kampi i njohur si “Xhungla” katër vite më parë.

Mijëra refugjate kanë provuar të kalojnë kufirin Nga Franca ne Britani në mënyrë të jashtëligjshme këtë vit, shpesh duke paguar trafikante.

Britania ka sulmuar vazhdimisht qeverinë e Emmanuel Macron se nuk bën asgjë për të parandaluar valën e emigranteve dhe refugjateve nga vendet e lindjes dhe ato afrikane.  Shumë nga ata që përpiqen të arrijnë në Mbretërinë e bashkuar janë nga Afganistani, Iraku, Irani, Siria dhe vendet e Afrikës, që ikin nga varfëria, persekutimi ose lufta.

Rreth 150 nga emigrantët e evakuuar do të dërgohen në qendrën e pritjes ne Pa-de- Calais, 150 të tjerë në departamentet e tjera në Francën veriore dhe 500 në rajone të tjera të vendit.

Sipas ekspertëve, pavarësisht zhvendosjes së kampit kjo pike do të vijoje të mbetet më e përdorura nga emigrantët e paligjshëm për të hyrë në territorin Britanik. Ata sugjerojnë që të shtohen kontrollet për të parandaluar këtë fenomen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!