Pandemia goditi rëndë trashëgiminë, ekspozitë me 100 fotot më të bukura të shkrepura nga turistët

schedule17:30 - 29 Shtator, 2020

schedule 17:30 - 29 Shtator, 2020

Trashëgimia kulturore nga pandemia mori një goditje të rendë.  Numri i vizitorëve krahasuar me një vit më parë shënoi një rënie me 90 përqind më pak turistë dhe vizitorë vendas.

Ndaj muzeu historik kombëtar në ditën kombëtare të trashëgimisë, prezanton 100 fotografi të përzgjedhur nga konkursi i fotografisë të shkrepur nga personat që panë nga afër  pas  hapjes  me 15 maj, monumentet e kulturës.

Kuratori Redi Marku, thotë se fotografitë janë shkrepur thuajse në të gjithë Shqipërinë me qëllim promovimin e turizmit kulturor. Ekspozita me fotot e shkrepura  nga vizitorët, synohet që të kthehet në traditë  në vitet e ardhshme./ db/Abcnews.al