Gjatë 24 orëve të fundit Holanda regjistroi 3,011 raste të reja të koronavirusit, që është shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë.
Numri i përgjithshëm i rasteve shkoi në mbi 117,000. Në fazën e parë të pandemisë, Holanda qëndronte nën hijen e Belgjikës, shtet që kishte shënuar numër të madh të infektimeve për një milion banorë.
Holanda deri më tani ka regjistruar 6,393 viktima të sëmundjes Covid-19, mbi 3,000 më pak se Belgjika.