Rama: Luli, Saliu dhe Monika mbrojnë detin me kanoe nga armiqtë imagjinarë

schedule14:15 - 29 Shtator, 2020

schedule 14:15 - 29 Shtator, 2020

Kreu i qeverisë Edi Rama ka folur për zërat mbi një marrëveshje me Greqinë lidhur me çështjen e detit. Rama tha se deti nuk po e merr askush duke ironizuar kundërshtarët e tij politik se po e mbrojnë atdheun me kanoe.

“Kam një kolegun tuaj këtu që më thotë, shiko atdheun se po ta merr armikun.  Ke Lulin, Saliun dhe Monikën me kanoe. Dil edhe ti. Mbroni ujërat e Shqipërisë nga armiqtë imagjinarë”, tha Rama.

Rama i referohet akuzave të opozitës e cila thotë se ka bërë marrëveshje të fshehtë me palën greke për çështjen e detit. Ai i ka hedhur poshtë këto zëra, duke theksuar se nëse do kishte një marrëveshje ajo do kalonte nga presidenti Ilir Meta./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!