UEFA i bën zyrtarizimin e radhës Tiranës, firmos sulmuesi afrikan

schedule13:14 - 29 Shtator, 2020

schedule 13:14 - 29 Shtator, 2020

Dashura e Tiranës për afrikanët nuk ka mbaruar, edhe pse një sezon më parë merkato e bardhebluve u fokusua te tregu vendas. Deri më tani janë zyrtarizuar ganezët Ibrahim Sulley, Isaac Gyamfi dhe Derick Sasraku.

I radhës që ka nënshkruar për Tiranën është Richard Danso, i cili pritet të mbërrijë në kryeqytet muajin tjetër. Sulmuesi zyrtarisht është i bardhebluve dhe kjo konfirmohet nga fakti që është përfshirë në listë për ndeshjet e Europa League.

https://youtu.be/HYRy67rjUvc

Danso po luan në Ganë, pas një aventure në SHBA me North Texas SC, skuadër që garon në USL League One. Në 13 ndeshje, sulmuesi i krahut të majtë ka realizuar dy gola dhe shikohet si pasuesi i Elton Cale.

Ai ka spikatur që i vogël me Ganën U17, kur në Kampionatin Botëror të 17-vjeçarëve shënoi dy gola në katër ndeshje, duke u futur në fushë si zëvendësues. Danso, i cili  ka mbushur këtë muaj 20 vjeç, aktualisht është pjesë e West African Football Academy (WAFA), ndërkohë që ka veshur edhe fanellën e ES Sahel në Tunizi. / abcnews.al