“Kam dëgjuar zëra demonësh”, Beatrix Ramosaj flet për eksperiencën e saj më të frikshme

schedule10:46 - 29 Shtator, 2020

schedule 10:46 - 29 Shtator, 2020

Beatrix Ramosaj ka folur hapur dhe ka treguar për ndjekësit se prej disa javësh po përballet me problemet e gjumit. Përmes një postimi në rrjete sociale, këngëtarja flet për paralizën e gjumit ( një çrregullim që përfshin simptoma që paraqiten në formë të halucinacioneve), duke thënë se është një nga gjërat më të tmerrshme që ka përjetuar.

Jam shumë e inatosur kam probleme me gjumin prej javësh. Nuk kam pasur probleme me paralizën e gjumit prej muajsh, por çdo mbrëmje është ende një luftë. Kam shmangur fjetjen me kurriz prej muajsh për shkak të paralizës së gjumit. Gjëja më e keqe. Kam fjetur me diçka për të mbuluar fytyrën, ndryshe nuk mund ta përballoja.

Nuk e di nëse njerëzit e tjerë kanë parë burrin me kapele gjatë paralizës së gjumit, por tani jam sërish e frikësuar. E pashë një herë në fillim dhe kurrë më. Mbrëmjen tjetër nisa të dëgjoja zëra jo tokësor. E kam përjetuar disa herë dhe dëgjimi i zërave djallëzorë dhe ndjenja e një pranie të errët është vetëm një pjesë e saj”, shprehet Ramosaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!