Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian do të diskutojnë të hënën gjerësisht për bisedimet rreth zgjidhjes së çështjes së emrit të Maqedonisë. Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini gjatë kësaj mbledhjeje do t’i njoftojë ministrat e 28 vendeve mbi procesin e negociatave.
Ndërsa dy ministrat e Jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë pritet të vazhdojnë bisedimet në Bruksel edhe pse një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar. Duke u bazuar në qëndrimet e disa vendeve anëtare të BE-së, të cilat kundërshtojnë fillimin e negociatave me Maqedoninë, analistët mendojnë se mundësitë e zgjidhjes po shterojnë.
Ndërkohë në Greqi kanë vijuar reagimet mbi propozimin e fundit “Maqedonia e Ilindenit”. Kreu i opozitës greke Micotakis gjatë një interviste për mediat helene se propozimi është emri më i keq i mundshëm./abcnews.al