Rama nxjerr të dhënat e garancive sovrane: Ndryshe nga ato që thanë ata që helmojnë miletin

schedule08:43 - 29 Shtator, 2020

schedule 08:43 - 29 Shtator, 2020

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me disa të dhëna për 2 garancitë sovrane të akorduara përgjatë periudhës së pandemisë së koronavirusit. Rama thotë se të dyja garancitë kanë funksionuar më së miri në mbështetje të mbrojtjes së vendeve të punës ndryshe nga sa u trumpetua nga ata që sipas kreut të qeverisë dinë vetëm të nxijnë dhe helmojnë miletin.

“Mirëmëngjes dhe me këto të dhëna mbi 2 Garancitë Sovrane që ndryshe nga çfarë u trumpetua prej atyre që dinë vetëm të nxijnë e të helmojnë miletin, kanë funksionuar më së miri në mbështetje të sipërmarrjeve e të mbrojtjes së vendeve të punës nga kërcënimi iCovid19, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./mv. abcnews.al

https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10158188143136523

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!