Të gjitha plazhet e Lezhës janë gati për të pritur pushuesit. Ndërkohë, bashkia ka hapur zyrtarisht sezonin turistik, ndërsa resursve të këtij qyteti i rikthet edhe Hoteli i Gjuetisë.
Bregdeti i Lezhës me plazhet e Shëngjinit dhe Tales janë gati për sezonin turistik veror 2018.
“Ky vit me thënë të drejtën është më mirë. Plazhet janë hapur, janë më të pastra”.
Bashkia e Lezhës e hapi zyrtarisht sezonin. Festimet u përqëndruan në bregdetin e Shëngjinit.
Sheshi “Wilson” u bë promovuesja e kulturës dhe mikëpritjes. Koncerti festiv i mbrëmjes i dha larminë aktiviteteve të organizuara me këtë rast. Me këtë rast u prezantua dhe administrator i ri të Shëngjinit, Gjokë Caci.
Në hapjen e sezonit turistik veror, Lezhës iu rikthye edhe Hoteli i Gjuetisë. Një prej zonave më të njohura në vend dhe sigurisht ndër më atraktivët hapi dyert mbremjën e të shtunës për të qenë gjithnjë në shërbim të vizitorëve e turistëve.
Krahas arkitekturës së rezidencës që i shërbeu ministrit të Brendshem të Duçes, konti Ciano dhe diktatorit të pas çlirimit, natyra është nga më të rrallat, e pushuesit do të shijojnë pjatat më të mira që ky territor ka servirur në çdo kohë./abcnews.al