Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gabriel Garko marketoi homoseksualitetin? Zhaklina: Nuk ka asgjë të keqe!

schedule18:24 - 28 Shtator, 2020

schedule 18:24 - 28 Shtator, 2020

Pranimi i orientimit seksual nga Gabriel Garkos “tronditi” jo vetëm realitetin italian, por edhe atë shqiptar.  Shumë fansa të zhgënjyer, persona të lënduar , shoë dhe një liri e fituar. Kështu duket se komentua gjerësisht në media ky rast.

Emisioni ‘Abc e pasdites’ diskutoi ngjarjen në fjalë por edhe rëndësinë ose jo të pranimit publik të orientimit seksual. A bëhët shpesh marketing me këtë temë?

Gazetaria Zhaklina Lakatari gjatë emisionit me moderatorin Ermal Peçi tha se një ‘coming out’ i tillë mund të jetë i mirëmenduar dhe kjo nuk ka asgjë të keqe.

“Unë mendoj që nuk ka asgjë të keqe. Pse ti nuk mund ta përdorësh coming out tëndin edhe për jetën profesionale?”.

Nga ana tjetër Xheni Karaj tha se këto diskutime janë teori konspirative dhe kaq.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!