Gjykata për Krimet e Rënda mori si provë ekspertimin e autoriteteve gjermane të drejtësisë për pajisjen e trasmetimit satelitar GPS, të automjetit me të cilin dyshohet të jetë rrëmbyer Gazmend Çollaku, në janar 2016.
Akti u bë pjesë e dosjes në ngarkim të Denis Shtrazës, i akuzuar si një nga autorët e ngjarjes, pasi iu dha dritë jeshile nga Ministria e Drejtësisë.
Megjithëse u administrua në proces, prova nuk iu nënshtrua shqyrtimit gjyqësor, për shkak të termave dhe gjuhës teknike. Me kërkesë të palëve gjykata vendosi të thërrasë një ekspert, i cili do të bëjë leximin e aktit.
Analiza e GPS të automjetit “Mercedes ML” është kërkuar në proces, edhe nga prokuroria, edhe nga mbrojtësit.
Në seancën e së enjtes, avokati i tha gjykatës se referuar përgjigjes së ardhur nga Gjermania, në orarin kur ka ndodhur rrëmbimi i Gazmend Çollakut në Durrës, pajisja GPS e automjetit nuk ka qenë aktive.
Gjatë hetimit dhe gjykimit Shtraza ka mbajtur qëndrim mohues në lidhje me akuzën.