Gjatë diskutimit për hapjen e listave në Komisionin Parlamentar për Reformën Zgjedhore, deputeti i opozitës parlamentare Myslim Murrizi ka deklaruar se palët duhet të gjejnë konsesus që t’i përgjigjen marrëveshjes së 5 qershorit. Murrizi e quajti draftin e PS një sondazh dhe jo një votim. Ai u shpreh se listat duhet të hapen 100% pa ndryshuar votimin në Kuvend më datë 30 korrik
“Të gjejmë konsesus që t’i përgjigjemi 5 qershorit. Hapja e listave sipas variantit të PS nuk është votim por sondazh. Nisur nga ndryshimi i rrethanave pas datës 30 korrik propozimi jonë kishte të bënte me sistemin zgjedhor ku në kërkonim lista të hapura me sistem kombëtar. Propozimi im dhe i zotit Valteri në datë 14 Janar nuk ka gjetur rrugë në ndryshimet e 30 korrikut. Do doja që në emër të 11 deputetëve i qëndroj propozimit të fundit të depozituar ditën e premte. Nuk kërkojmë të kushtëzojmë asnjë subjekt politik që nuk e kushtëzon kushtetuta. Unë përshëndes çdo propozim që është në sinkron me 1 deputetët propozues.
Unë nuk besoj që është e vështirë që siç u gjet e mundur respektimi i 5 qershorit. Për të hapur listat 100% do i vihesha në dispozicion çdo propozimi. Unë kërkoj që atë që kemi rënë dakord së bashku me 106 vota ta respektojmë. Nëse ju s mazhorancë doni ta respektoni listën e mbyllur por mos më pengoni mua me fuqinë e kartonave për të zbatuar atë që është votuar në 30 korrik. Ne kemi kërkuar që listat të jenë të hapura. Unë kam propozuar ndryshimin e neneve. Kam një shtesë për nenin 35. Së bashku me 11 deputetë kemi kërkuar të ndërhyhet tek numërimi i votave. Listat e hapura kërkojnë komision numërimi për të ruajtur garën. Nuk na tremb pragu, por nëse ne 10% një subjekt politik i takojnë 14 mandate, ku do i gjeni me mandatet. Prag kombëtar me sistem rajonal nuk mund të ketë. Prandaj idealja do të ishte që të ishte prag natyral. As nuk ju hyjmë në hak as mos na hyni”, tha Murrizi./mv. abcnews.al