Leonora Jakupi është padyshim një ndër personazhet publikë më të dashur për publikun shqiptar. Këngëtarja ka marrë gjithmonë vëmendje në çdo dalje skenike, për bukurinë dhe hijeshinë që e karakterizon. Prej kohësh ajo është distancuar nga muzika, ndërsa nuk dihet nëse këngëtarja po punon për të sjellë një projekt të ri së shpejti.
Ndërkohë, së fundmi këngëtarja është bërë nostalgjike dhe ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale një foto të shumë viteve më parë, kur ka realizuar disa fotografi albumin e saj të parë. “1997 nostalgji, foto për albumin e parë”, ka shkruar Jakupi krah postimit.
Ajo që bie në sy është buzëqeshja dhe freskia e këngëtares, që e karakterizon edhe sot. Gjithashtu ajo ka tërhequr vëmendjen edhe për stilin e veshjes, me xhinse të gjera, një trend që është kthyer sërish në modë ditët e sotme. xh.d/abcnews.al