Dy gola të tjerë në “Olimpico”. Juventusi barazoi rezultatin në minutën e 43-të me anë të Cristiano Ronaldo (Veretout kaloi vendasit në avantazh me penallti).
Tjetër penallti, kësaj radhe për bardhezinjtë e Pirlos. Pasi e fitoi vetë penalltinë, ylli portugez u tregua i saktë nga pika e bardhë.
Barazim momental pasi djemtë e Fonsekës u rikthyen sërish në avantazh në minutën e parë shtesë. Pozicionim i gabuar i mbrojtjes së kampionëve dhe kundërsulm perfekt i Romës.
Henrikh Mkhitaryan dhuron një asist në zonën kundërshtare dhe Jordan Veretout mposht sërish Wojciech Szczesny.
Dygolësh për francezin dhe 2-1 për ekipin e Marash Kumbullës (ka debutuar si titullar me ekipin e ri sfidën e sotme. /abcnews.al