Zhbllokohet sfida Roma-Juventus në “Olimpico”. Vendasit kanë gjetur golin e avantazhit në minutën e 31-të falë një penalltie të kthyer në gol nga Jordan Veretout.
Mesfushori francez goditi drejt portës kundërshtare dhe një tjetër francez, Adrien Rabiot, e ndali topin me dorë. Penallti për ekipin e Marash Kumbullës, i cili ka debutuar si titullar me verdhekuqtë.
Ekzekutimin e mori përsipër Veretout, i cili nuk gaboi përballë polakut Wojciech Szczesny, duke nisur festën e ekipit të tij. /abcnews.al