Arjola Shehu infektohet me Covid-19: E mbyllur në dhomë, kam temperaturë

schedule17:36 - 27 Shtator, 2020

schedule 17:36 - 27 Shtator, 2020

Moderatorja Arjola Shehu është infektuar me Covid-19. Lajmi e ka bërë të ditur vetë moderatorja.

Në një postim në Instagram, Arjola shkruan se kjo ditëlindje ishte ndryshe për të, e mbyllur në shtëpi dhe pa mundur të dalë as nga dhoma e saj.

Mes të tjerash moderatorja thotë se prej ditësh është me temperaturë. “Sigurisht, kjo ditëlindje për mua është ndryshe… e mbyllur në shtëpi prej disa ditësh… me temperaturë dhe pa mundësi për të dal jashtë dhomës sime por kjo kohë vetëm, të bën të kuptosh se çfarë vërtetë ka rëndësi, kush është pranë teje, sa e rëndësishme është të jemi mirënjohës për çdo frymëmarrje! Gëzuar për mua! Me covid, por me shumë dashuri! Mezi pres të kthehem pranë jush!”– shkruan Arjola.

g.v/abcnews.al