Kim Kardashian ka hedhur poshtë thashethemet që qarkullonin prej kohësh se po i jep fund martesës me partnerin Kanye West. 39-vjeçarja publikoi në Instastory disa foto nga dasma e miqve të tyre. Duke përfshirë dhe një moment duke shijuar një koktej, nëna e katër fëmijëve postoi në një imazh të sandaleve të saj dhe këpuceve të 43-vjeçarit Kanye, krahas së cilës shkroi: ‘Date night’.
Pak ditë më parë mediat e huaja raportuan se dyshja ishte në prag divorci, pas deklaratave të çuditshme të reperit. Një burim për Page Six tregoi se martesës së tyre i ka ardhur fundi, pasi raporti ka arritur limitet. Kujtojmë që pak kohë më parë, çifti i famshëm ndërmori një udhëtim, si një përpjekje për të shpëtuar martesën e tyre.
Gjithashtu sipas mediave të huaja, dyshja kishin qëndruar në shtëpi të ndara prej kohësh, por vetëm pasi Kanye tregoi se ata kishin menduar abortimin e vajzës së tyre tashmë 7-vjeçare North, gjërat u përkeqësuan. Reperi mori vëmendje së fundmi pas një deklarate të pazakontë drejtuar së bijës, teksa thoshte se “nëse vritem mos i lejo mediat të të thonë se nuk isha një njeri i mirë”.
“North, unë jam duke shkuar në luftë dhe jetën time po e vë në linjë dhe nëse vritem, mos i lejo mediat e bardha të të thonë se nuk isha njeri i mirë. Kur njerëzit të mundohet të të largojnë nga jeta ime, dije se unë të dua.”, ka shkruar reperi. xh.d/abcnews.al