Dhurata Dora shënon një sukses të ri në muzikë

schedule11:03 - 27 Shtator, 2020

schedule 11:03 - 27 Shtator, 2020

Një ndër këngëtaret më të sukseshme shqiptare ëshë padyshim Dhurata Dora. Autorja e hitit “Ferrari” erdhi këtë verë me dy projekte që rezultuan mjaft të suksesshme. Mirëpo, artistja ka arritur të shënojë një tjetër sukses në karrierën e saj muzikore.

Bëhet fjalë për projektin “Zemër” që e bëri bashkë me Soolking, që ka arritur të kapë shifrën e 500 milion klikimeve në Youtube.   Kjo është kënga e tretë shqiptare që arrin këtë sukses. Era Istrefi vazhdon të kryesojë me “Bonbon” me rreth 800 milion klikime ndjekur më pas nga “Të ka lali shpirt” nga Silva, Dafi e Mandi.

Por, përpos suksesit të saj më muzikë, këngëtarja e hitit “Fajet” ka nisur të bashkëpunojë edhe me markat botërore shumë të njohura. Puma ka zgjedhur këtë herë Dhurata Dorën për fushatën e saj në tregun e Europës, e cila u realizua në bashkëpunim me markën Zalando.  xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!