Qeveria spanjolle e ka konsideruar të rrezikshme situatën e COVID-19, teksa ka paralajmëruar autoritetet në Madrid që të shtojnë masat.
Të premten, autoritetet në Madrid vendosën të shtojnë kufizimet në zonat e konsideruara si më me rrezik për koronavirusin, por refuzuan bllokim total të qytetit.
Ndërkohë këtë të shtunë ministri i Shëndetësisë në Spanjë, Salvador Illa theksoi se nëse nuk do të veprohet me shpejtësi, banorët do të jenë më të rrezikuar.
“Ekziston një rrezik serioz për banorët. Shëndeti i qytetarëve duhet vendosur i pari, ndaj duhet të forcojmë masat dhe të vendosim në bllokim të pjesshëm të qytetit”, tha ai.
Madridi është kthyer përsëri epiqendra e shpërthimit të koronavirusit në Spanjë, siç ishte gjatë pikut të parë, në fillim të këtij viti.
Vendi regjistroi të premten 12,272 raste, duke e çuar në 716,481, numrin më të lartë të infeksionit në Evropën Perëndimore.
/abcnews.al/