Dritan Leli takon rastësisht Ardit Gjebrean dhe i ka “dy fjalë”

schedule14:58 - 26 Shtator, 2020

schedule 14:58 - 26 Shtator, 2020

Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli ka takuar rastësisht ditën e sotme producentin e njohur Ardit Gjebrea.

Përmes një foto të publikuar në “Facebook”, ai shprehet se pavarësisht parashikimeve meteorologjike, Arditi nuk e anulloi të shtunën në Vlorë.

Leli ka theksuar se për ata të dy, punët nuk njohin kufizime as nga moti, as nga fundjavat, prandaj takime të tilla janë kënaqësi.

“Fatmirësisht, në Vlorë, moti nuk u përkeqësua aq sa për të prishur të gjitha planet. Rastësisht u takova sot me Ardit Gjebrean që pavarësisht parashikimeve meteorologjike, nuk e anulloi të shtunën në Vlorë. Këtë herë, përveçse për kënaqësi, siç e zgjedh shpesh, erdhi edhe për regjistrimin e këngës së Marsela Çibukaj në E Diela Shqiptare. Për të dy ne, punët nuk njohin kufizime as nga moti, as nga fundjavat, prandaj janë kënaqësi takime të tilla”, shkruan kryebashkiaku i Vlorës. l.k/abcnews.al

https://www.facebook.com/1638687229694574/photos/a.1649532485276715/2789629207933698/?type=3&theater

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!