Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Skena të nxehta gjatë mbledhjes online, jep dorëheqjen deputeti argjentinas

schedule12:57 - 26 Shtator, 2020

schedule 12:57 - 26 Shtator, 2020

Një puthje më shumë me të fejuarën i ka kushtuar postin e deputetit, në parlamentin e Argjentinës. Gjatë mbledhjes on line me kolegët, deputeti Ameri harroi se e kishte kamerën ndezur dhe çdo gjë bëri xhiron e botës në pak minuta.

Parlamenti mblidhet në platformën Zoom, deputeti harron kamerën ndezur teksa puthet dhe përqafohet me të fejuarën: skandal kombëtar dhe dorëheqje. Protagonist i ngjarjes, që ka marrë vëmendjen në Argjentinë, është deputeti Huan Emilio Ameri. Deputeti që përfundoi në video, nuk kishte asnjë alternativë: brenda pak orësh dha dorëheqjen për sjelljen e bërë gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të 24 shtatorit. Në një deklaratë të shkurtër ai u shpreh se nuk kishte për qëllim të tregonte mungesë respekti, ndaj kolegëve dhe popullit që e kishte zgjedhur.

 

Për mediat në vend ai u përpoq të shpjegohej duke thënë se në Argjentinë lidhjet me internet funksionojnë shumë keq dhe atij i kishte rënë linja. E fejuara e tij kishte dalë nga tualeti, e kishte pyetur se si ndihej me protezën në gjoks, meqenëse kishte kryer operacion 10 ditë më parë. Më pas e puthi dhe vetëm kaq. Por ai këmbëngul se faji është i lidhjes së internetit. Në shtëpinë e tij sinjali ishte shumë i keq dhe shkonte e vinte: nuk isha i lidhur, nuk e kisha kamerën ndezur. Sinjali u rikthye dhe u rilidha automatikisht, përfundoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!