Shtëpia e tmerrit: Banesa ku 9-vjeçarja qendroi disa ditë me nënën e pajetë

schedule12:44 - 26 Shtator, 2020

schedule 12:44 - 26 Shtator, 2020

Gazetarja e Abc News Ledjona Xheladinaj ka qenë në derën e apartamentit ku u gjet pa shenja jete 45-vjeçarja me nënshtetësi maqedonase në Pogradec.

Burime për gazetaren thonë se vajza e mitur ka qëndruar bashkë me trupin e pajetë të gruas për disa ditë. Ajo tashmë ndodhet në spitalin e Pogradecit ku po i bëhen ekzaminime shëndetësore.

Ndërsa, raportohet se ambientet ku u gjet trupi i Maria Zia Markovska nuk është dezinfektuar ende.

Dyshohet që gruaja të ketë vdekur nga një mbidozë ilaçesh pasi në shtëpi u gjenden shumë tableta, ndërsa një muaj më parë i kishte ndërruar jetë edhe bashkëshorti.

Trupi i 45-vjeçares është dërguar në morg dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!