Ish-producenti Harvey Weinstein është arrestuar dhe akuzuar zyrtarisht nga autoritetet amerikane për përdhunim dhe krime të tjera seksuale. Akuzat janë ngritur pas dy denoncimeve të bëra ndaj tij, edhe pse vetë miliarderi vijon të pretendojë për pavarësi.
Ish-manjati i Hollivudit, Harvey Wienstein është akuzuar zyrtarisht për përdhunim dhe një seri krimesh seksuale, pas dy denoncimeve të bëra ndaj tij. Weinstein u vetëdorëzua të premten në rajonin e policisë të Manhatanit të poshtëm, ku iu komunikua arrestimi dhe pasi iu morën gjurmët e gishtave, i prangosur u shoqërua në gjykatë.
Në seancën e shkrutër, gjatë të cilës ai nuk foli, prokurori i çështjes deklaroi se Weinstein kishte përdorur pozitat e tij, pushtetin dhe paratë, për të çuar vajzat e reja në situata ku mund t’i dhunonte seksualisht. Dhjetëra gra dhe vajza e kanë akuzuar 66-vjeçarin për agresion seksual e një seri abuzimesh, akuza të cilat i dhanë jetë lëvizjes MeToo.
Vetë Weinstein i ka mohuar vazhdimisht akuzat. Aktualisht ai ndodhet i lirë pasi ka paguar garancinë financiare prej 1 milion dollarë, por mban me vete byzylykun elektronik. Avokati i tij, Ben Brafman u tha gazetarëve jashtë selisë së gjykatës se klienti i tij do t’i qëndrojë pretendimeve për pafajësi.
“Ne do të lëvizim me shpejtësi për t’i hedhur poshtë akuzat. Ne besojmë se ato kanë defekte kushtetuese dhe se nuk mbështeten në prova”, tha Brafman./abcnews.al