Të paktën 20 persona kanë mbetur të vdekur pas rrëzimit të një avioni në Ukrainë. Avioni ushtarak Antonov AN-26 u rrëzua pranë qytetit Chugheev në rajonin Kharkiv të Ukrainës të Premten , sipas mediave lokale.
Raportohet se avioniu rrëzua pranë një rruge gjatë një fluturimi stërvitor. Dy pasagjerë të tjerë mbijetuan por janë plagosur rëndë. Autoritetet tani po kërkojnë të paktën edhe një të mbijetuar.
Policia ukrainase po heton informacionin në lidhje me rrëzimin e avionit në rajonin më të madh të Kharkiv.
Besohet se avioni mbante studentë nga Universiteti i Forcave Ajrore Kharkiv, një strukturë trajnimi ushtarake.
Presidenti Volodymyr Zelensky në një postim në rrjetet sociale e cilësoi ngjarjen si një tragjedi të tmerrshme. g.v/abcnews.al