Arbëria është surpriza e bukur e javëve të para në sezonin e ri në IPKO Superligën e Kosovës. Ekipi i rikthyer në elitë, korri fitoren e dytë radhazi në kampionat, sërish jashtë fushe.
0-3 fituan djemtë e Arbnor Morinës në Pejë kundër Besës vendase. Të tre golat e miqve u realizuan në fraksionin e dytë të ndeshjes.
Agon Llugiqi zhbllokoi sfidën në minutën e 49-të, ndërsa Labinot Ibrahimi dhe Clirim Kashtanjeva vulosën triumfin me “tris” me golat e tyre.
Shtatë pikë numëron ekipi nga Lipjani pas tre javëve të para dhe kryeson kampionatin dardan me një pikë më shumë se Ballkani i Ismet Munishit, që ka luajtur një ndeshje më pak.
Vendi i fundit për Besën e sapokthyer në IPKO Superligë. Ekipi pejan nuk ka siguruar akoma pikët e para dhe numëron tre disfata në po kaq takime. /abcnews.al
IPKO Superliga e Kosovës, java e tretë
Besa-Arbëria 0-3
(Llugiqi 49′, Ibrahimi 70′, Kashtjaneva 87′)