Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Shkatërrohet rrjeti i drogës në Itali, mes të arrestuarve një shqiptar

schedule15:30 - 25 Maj, 2018

schedule 15:30 - 25 Maj, 2018

Policia italiane ka shkatërruar një rrjet trafiku të drogës midis Lombardisë e Kaliarit, me një xhiro rreth shtatë milionë euro për shtatë muaj. Midis të arrestuarve të shumtë rezulton dhe një shtetas shqiptar, Armando Ndoja, banues në Paderno Dugnano, në provincën e Milanos. Sipas hetimeve të nisura që më 2015, grupi e blinte drogën në Shqipëri. Të përfshirë në hetime, përveç Ndojës,  janë edhe qytetarë të tjerë shqiptarë, aktualisht në kërkim. Heroina e kokaina dërgohej përmes korrierëve në zonën e Milanos e prej andej në Sardenja. Hetimet kanë qenë të ndërlikuara, pasi trafikantët i përdornin celularët për katër ditë e pastaj i ndryshonin, ndërkohë që për të komunikuar përdornin vetëm sms. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!